I mituri në Gjakovë ekspozon armë në rrjete sociale, policia ia konfiskon ato

I mituri në Gjakovë ekspozon armë në rrjete sociale, policia ia konfiskon ato

Kronika February 26, 2020 - 10:55

Policia ka arrestuar një të mitur në qytetin e Gjakovës të cilit i janë gjetur dy pistoleta më gaz pasi i njëjti i kishte ekspozuar ato në rrjete sociale, raporton “Zeri.info”.

“Gjakovë 25.02.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta me gaz, të cilat armë ai i kishte ekspozuar në rrjete sociale. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI.