Arrestohet një person i kërkuar për mashtrim
Kronika
February 16, 2020 - 18:08
Pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Policia sot ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale ‘mashtrim’, i dënuar me 4 vite e 10 muaj burg.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.Z. i lindur me 1965.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.