Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Konfiskohen 49 vetura për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

Konfiskohen 49 vetura për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

Kronika December 12, 2019 - 15:52
Detajet

Stacionet dhe Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti, gjatë kontrolleve rutinore dhe planeve të ndryshme kanë hasur në dyzet e nëntë (49) automjete pronarët e së cilave kanë kryer veprën ‘Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve.

Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerancë.