19 vjeçari nga Mitrovica arrestohet për vjedhje të rëndë

19 vjeçari nga Mitrovica arrestohet për vjedhje të rëndë

Kronika tetor 09, 2019 - 14:09
Detajet

19 vjeçari E.Sh nga Mitrovica është arrestuar për tri vepra penale “vjedhje e rëndë” gjatë muajit të fundit.

Policia njofton se cak i këtyre vjedhjeve ishin vjedhjet e biçikletave, ndërsa hetuesit policorë në cilësi të provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë katër biçikleta të vjedhura të cilat pas procedurave do t’iu kthehen pronarëve, njofton Klan Kosova.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.