Policë me veturë civile përplasin një biçiklist në Fushë Kosovë
Kronika
September 14, 2019 - 14:32
Detajet
Një person ka mbetur i lënduar para pak minutash pasi është goditur nga një makinë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës, ndërkohë sipas burimeve të Express, vetura e cila ka goditur qytetarin ka qenë duke u drejtuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
I lënduari sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes është rreth moshës 25 vjeçare.
Gazeta Blico do t’iu mbaj të informuar lidhur me rastin.