Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Kronika April 28, 2019 - 08:27
Lexoni detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Një personit i janë vjedhur tre pasaporta të Maqedonisë së Veriut, dokumentet e veturës një tablet dhe një iPhone, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Burri ushtron dhunë mbi gruan lirohet nga policia

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 dhe rasti nga policia është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Veternik, Prishtinë, 27.04.2019-14:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij kanë vjedhur tre pasaporta të Maqedonisë, dokumentet veturës, një tablet dhe një iphone”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI