Aksident trafiku në Prishtinë, tre persona të lënduar
Kronika
February 18, 2019 - 17:18
Lajmet e fundit nga vendi!
ëNjë aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura
Aksidenti në mes tri veturave ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërkaq si pasojë janë lënduar tre persona.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim nga Policia e Kosovës.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në ora 15:30, kanë qenë të përfshira tri vetura dhe lëndime kanë pësuar tre persona", e konfirmon policia.