Policia jep detaje për shpërthimin e bombës në veri të Mitrovicës

Kronika February 18, 2019 - 08:18
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur në shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar, Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.

LEXO EDHE: Bombë në Mitrovicën e Veriut

Hoti ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar

“ Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti për lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare.