Bombë në Mitrovicën e Veriut

Kronika February 18, 2019 - 07:55
Lexo detajet

Një bombë ka shpërthyer sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Mësohet se nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ që ka qenë i parkuar aty afër. Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti, ndërsa Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Image

Image