Rasti i abuzimit seksual në Drenas, Lladrovci merr këtë vendim të prerë!

Kronika February 06, 2019 - 15:56
Lexo tjera detaje

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, përmes një konference të mbajtur për media ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me rastin e raportuar rreth abuzimit seksual ndaj nxënëses 16-vjeçare.

Ai ka vendosur bashkë me drejtorinë e arsimit në komunën e Drenasit që të ripezullojnë dhënien e mësimit nga ai mësimdhënës, kështu ka inkurajuar organet kompetente t’i qojnë deri në fund hetimet në lidhje me rastin dhe drejtësia të dalë në pah, përcjell "Zëri.Info”.

“Sot kemi marrë një njoftim nga drejtori dhe menjëherë kemi marrë një tjetër vendim me të cilin është ripezullu mësimdhënësin nga mësimi në atë shkollë. Ne Inkurajojmë organet kompetente ta gjykojnë dhe të ndërmarrin masat e duhura. Edhe një herë shprehi keqardhje në lidhje me këtë rast, është për keqardhje”, deklaroi Lladrovci./ZËRI