Grabitje e armatosur, kaq persona ka kapur Policia e Kosovës

Kronika January 24, 2019 - 09:48
Lexo tjera detaje

 Ditë më parë ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj” nga ku Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona të dyshuar, shkruan "Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtës.

LEXO EDHE: Vidhet një makinë në Fushë Kosovë, policia jep detajet

“Rr. “Luan Haradinaj” 22.01.2019-11:23. Pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga policia, lidhur me rastin e lartshënuar me datën 24.01.2019 janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Nga njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale arma-revole e përdorur në rast e llojit ‘Zoraki”, si dhe një veturë me tabela vendore. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.