Vidhet një makinë në Fushë Kosovë, policia jep detajet

Kronika January 24, 2019 - 09:42
Lexo tjera detaje

Ditën e djeshme në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë është vjedhur një veturë e cila gjendej e parkuar në vendparkim, shkruan “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush, por se janë duke hetuar rastin.

“Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 23.01.2019 - 16:33. Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se i është vjedhur nga persona të dyshuar e të panjohur vetura e tij me tabela vendore e parkuar në parkimin e ndërmarrjes ku punon. Nuk raportohet për të arrestuar derisa njësitet policore janë duke kryer hetime intensive”, thuhet në raport./ZËRI