Arrestohen katër presona për falsifikim parash

Kronika January 20, 2019 - 19:24
Lexoni detajet

Katër persona janë ndaluar nga Prokuroria e Pejës gjatë ditës se sotme, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i parasë”, nga neni 302 i KPRK.

LEXO EDHE: Varroset pranë të bijës 44-vjeçari nga Podujeva që vdiq pas aksidentit

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Policia e Kosovës  ka bastisur disa lokacione në  rajonin e Pejës dhe  Prishtinës, ku gjatë aksionit janë arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të parave. Prokurorja kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda, Valbona Disha Haxhosaj, ka marr aktvendim për ndalim 48 orësh për katër të dyshuarit”, ka thënë për  Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.