Tahiri: Me kodin e ri, parashihet suspendimi i zyrtarëve me aktakuza

Kronika January 14, 2019 - 13:15
Lexo detajet

Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri ka prezantuar sot kodin e ri të procedurës penale në kudër të programit reformativ 2020 me ç'rast theksoi se me kodin e ri zyrtarët me aktakuza do të suspendohen raporton "Zeri.info".

Ai në një konferencë për media tha se ky kod i ri është bërë në bazë të kërkesave të Bashkimit Evropian.

"Sot para kush po e prezantoj kodin e procedurës penale, i cili është një ndër dokumentet me të rëndësishme në kuadër të luftimit kundër korrupsionit. Nga 457 nene 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe riformuar sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore. Ky kod është harmonizuar me 12 aktet e BE-së", theksoi Tahiri.

Ai bëri të ditur se në mesin e ndryshimeve që janë bërë në këtë kod, është paraparë edhe suspendimi i gjithë personave zyrtar për të cilët ngrihet aktakuzë.

"Ndryshimet themelore në këtë kod kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë për të cilët ngrihet aktakuzë, pra kjo vlen për të gjithë personat zyrtar të akuzuar për vepra të korrupsionit", tha ai mes tjerash./Zëri