Rrecaj: Klienti im nuk e di as pse u ftua nga Gjykata Speciale

Kronika December 11, 2018 - 18:28
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Avokati Tahir Rrecaj ka konfirmuar se Nazif Mehmeti i njohur si komandant Dini është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit Special për Kosovë në Hagë.

Rrecaj ka bërë të ditur se klienti i tij nuk e di se pse është ftuar dhe si e ka marrë ftesën.

LEXO EDHE: Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

“Klienti im nuk e dinë pse është ftuar, ai më ka njoftuar se një hetues cek i cili ka folur gjuhën shqipe shumë mirë e ka ftuar por nuk i ka treguar arsyen pse. Ai nuk e dinë a është ftuar si dëshmitarë apo si i dyshuar”, ka thënë Rrecaj në T7.

Për të marrë sqarime për këtë avokati i ka dërguar edhe një email gjykatës për të kërkuar sqarime për klientin.

“Rastet të cilat janë gjykuar nuk ka shanse që të rigjykohen megjithatë Rrecaj ka kjo do të mund të ndryshojë vetëm nëse dalin dëshmitarë të ri dhe tregojnë për krime të reja”, ka shtuar ai.

Rrecaj nuk ka dashur të tregojë nëse ndonjëri prej të akuzuarve të mundshëm e ka kontaktuar për të qenë avokati  i tij.