Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale December 11, 2018 - 15:04
Lexo Detajet

Gjykata Speciale ka filluar me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës e ku i katërti me radhë është ish- kryetari i Skenderajt dhje ish-komandanti i UÇK-së  Sami Lushtaku, raporton “zëri.info”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij Arianit Koci i cili ka thënë që Lushtaku është ftuar për dëshmi pranë kësaj gjykate më 14 janar 2019.

Koci ka bërë të ditur po ashtu që kjo ftesë është vetëm, për intervistim.

Njoftimi i plotë i tij.

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje. /ZËRI