Burdushit i sekuestrohet pasuri në vlerë rreth 3 milionë euro

Burdushit i sekuestrohet pasuri në vlerë rreth 3 milionë euro

Kronika dhjetor 11, 2018 - 14:24
Lexo Detajet

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, mjekut popullor,  Hysni Peçani- Burdushit  i janë sekuestruar dhe ngrire pasuri në vlerë rreth 3 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur zyra e Prokurorisë Themelore në Prizren, transnsmeton Zëri.info.

Sipas prokurorisë ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi  është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Peçani.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milionë euro në dy raste të ndara në Prizren”, thuhet në njoftim.

Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro.

“I njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: Objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m²; Ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m²; Dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m²; Dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m²; Lokal me sipërfaqe prej 174 m²; Lokal me sipërfaqe prej 92 m²; Veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “VË Touran” viti i prodhimit 2016; Veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009”, bën të ditur prokuroria.

Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.

Për këtë rast Prokuroria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim.ZERI