Vdes një person pasi bie nga ndërtesa

Kronika December 09, 2018 - 14:12
Lexo detajet

Një person ka ndërruar jetë dje pasi që në rrethana të panjohura ka rënë nga një ndërtesë banimi, njofton policia e Kosovës, njofton “Zëri.info”.

Sipas policisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

LEXO EDHE: Vdes në burg shqiptari, 'monstër' i dënuari për përdhunimin e vajzës 6-vjeçe

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

“Raportohet se viktima mashkull  K/Shqiptar, në rrethana të panjohura ka rënë nga një ndërtese banimi. Në vend të ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor, është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI