Vdes në burg shqiptari, 'monstër' i dënuari për përdhunimin e vajzës 6-vjeçe

Kronika December 09, 2018 - 08:47
Lexo detajet

Ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit Ilmi Hoxha 54 vjeç i burgosuri që vuante dënimin në burgun e Peqinit.

Ai vdiq për shkaqe natyrale.

Ilmi Hoxha ishte dënuar nga Gjykata për kryerjen e marrdhënieve seksuale me dhunë me 12 vjeçaren E. Yzeiraj e cila e kishte atë njerk. Këtë vepër penale ai e kreu në bashkëpunim me Selvie Yzeiraj.

Arrestimi i çiftit u krye në 12 shtator të vitit 2016. Gruaja së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte, abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël, e cila në atë kohë ishte vetëm 12 vjeçe.

Por dëshmitë tronditëse tregojnë se ai kishte abuzuar me atë që kur ajo ishte 6 vjeçe.

Vajza tregoi në polici në atë kohë se akti seksual kryhej në sy të nënës së saj. Një histori makabre që as në filmat horror nuk e sheh.

Më 16 shtator të vitit 2016 policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjec, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete, raporton "infoelbasani".

Vajza sipas hetimeve rezulton e përdhunuar që në moshën 6-vjeçare. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis.

Image

Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banues në fshatin Mbyet, Fier u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën  E.Y-12 vjeçe.

Policia njofton se vajza është e bashkëjetueses dhe jetonte së bashku me çiftin. Sipas   kallzimit të bërë shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6-vjeçare.

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

“Në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kglëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë)”- njofton policia.

Ata akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe   shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në fund të gjykimit Gjykata dënoi me 23 vjet burg Ilmi Hoxhën dhe me 18 vite Selvie Yzeiraj.