OVL-UÇK reagon pas lajmit se Remi u ftua nga Gjykata Speciale

Kronika December 07, 2018 - 10:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pas lajmit se Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi është thirrur për intervistë nga Gjykata Speciale.

Në këtë reagim thuhet se drejtësia ndërkombëtare për shumë vite ka organizuar komplot kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit - Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare”, thonë OVL UÇK.

Ndërkaq, në fund thuhet se kjo organizatë nuk është kundër drejtësisë, pasi që kanë kërkuar një gjykatë vendore që ndjek krimet.