Mjeku nga Lipjani dhunon pacienten

Mjeku nga Lipjani dhunon pacienten

Kronika nëntor 20, 2018 - 18:22
Lexo tjera detaje

Stomatologu nga Lipjani me inicialet B.I që nga e premtja e javës së kaluar nuk ka dalë në vendin e tij të punës, pasi e ka arrestuar Policia e Kosovës. Ky dyshohet se e ka dhunuar një femër 24 vjeçare nga Drenasi në njërin nga hotelet e Lipjanit. B I i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë e ka konfirmuar për T7 edhe zëvendës Prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Ibrahim Berisha. Sipas Berishës, rastin e ka lajmuar 24 vjeçarja. Prokurori Berisha ka dhënë edhe detaje tjera si ka ndodhur rasti sipas vajzës.

Në deklaratën e 24 vjeçar të dhënë hetueseve e të cilën e ka siguruar T7, vajza nga Drenasi rrëfehet si ishte takuar me stomatologun. Arrestimin e B.I e ka konfirmuar nëpërmjet telefonit edhe zëdhënësja e Policisë, për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E drejtor i QKMF-së në Lipjan Agim Krasniqi, thotë se nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Policia për prangosjen e kolegut të tij. Por thotë se nëse ka fakte do të ndërmerren masa disiplinore ndaj tij.

Hetimet për këtë rast po i vazhdon Prokuroria, derisa kolegët e stomatologut e kanë përshkruar atë si njeri të urtë dhe punëtor dhe nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.