Sherri për një femër që përfundoi me vrasje, shqiptari dënohet me 11 vjet burgim

Sherri për një femër që përfundoi me vrasje, shqiptari dënohet me 11 vjet burgim

Kronika tetor 11, 2018 - 19:34
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Tashmë është përfundimtar dënimi me 11 vite burgim për 22-vjeçarin Marjel Mjeshtri, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Oltjan Nela, i cili u vra me thikë për vdekje natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2015 në Terni të Italisë.

Gjykata e Lartë në Itali, të mërkurën e 10 tetorit, shpalli apelimin e mbrojtjes së të pandehurit si të papranueshme dhe si rrjedhojë konfirmoi dënimin e dhënë në shkallë të dytë, raportojnë mediat lokale.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh agoni dhe anëtarët e familjes së tij kurrë nuk pushuan së kërkuari drejtësi për të.

Gjykata e Apelit e dënoi Mjeshtrin me 10 vjet e 8 muaj burgim për vrasjen e Nelës, si dhe 4 muaj për armëmbajtje pa leje (thikën me të cilën e qëlloi 20-vjeçarin).

Sherri që pasoi vrasjen nisi në një lokal nate. Shkaku sipas prokurorisë, ishte se Mjeshtri akuzoi Nelën se i kishte ngacmuar të dashurën, shkruan syri.net.