Gjendet vajza nga Zvicra e zhdukur në Kosovë
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është gjendur vajza shtetase e Zvicrës e cila ishte zhdukur në Kosovë, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë ajo është dërguar për tretman në QKUK dhe është vazhduar me procedurat e tjera lidhur me rastin.
Lajmërimin për zhdukej e saj e ka bërë babai i viktimës.
LEXO EDHE: Kujdes kur kaloni në këtë rrugë, dy vajzave nën kërcënimin e armës u janë marrë çantat
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 04.10.2018-03:00-07:00. Ankuesi mashkull shtetas i Zvicrës ka raportuar se vajza e tij viktima femër shtetase e Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe që nga data 03.10.2018 në orën 18:00 ka humbur kontaktin me të. Njësia përkatëse policore ka arritur të gjejë viktimën, e cila është dërguar në QKUK, për të vazhduar pastaj me procedurat e me tejme. /ZËRI