Arrestohen pesë persona në protestën në Gjakovë
Kronika
August 28, 2018 - 12:14
Lexo detajet
Në qytetin e Gjakovës sot është duke u mbajtur një protestë ku Nënat gjakovare bashkë me qytetarët tjerë po kundërshtojnë vizitën e pelegrinëve serbë në këtë qytet.
Pesë persona pjesëmarrës në këtë protestë janë arrestuar nga policia deri tash.
LEXO EDHE: Kumnova alivanoset gjatë fjalimit në protestë
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka. Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit të pesë protestuesve është pengimi i policëve që ta kryejnë detyrën si dhe dëmtimi i pronës private.