Kumnova alivanoset gjatë fjalimit në protestë

Aktuale August 28, 2018 - 10:44
Lexo detajet

Gjatë fjalimit në protestën kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë, është alivanosur Nysrete Kumnova, anëtare e komisionit qeveritar për të pagjeturit.

Qytetarët në Gjakovë nuk duan të lejojnë hyrjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë. Në protestën e organizuar sot po merr pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave”.

LEXO EDHE: Thaçi, nënave gjakovare: Ata që kanë kryer krime, kurrë nuk mund të kthehen në Kosovë

Në protestë, Kumnova ka thënë se “nuk ka dëshmi më të gjallë për krimet e Serbisë në Kosovë se vuajtjet e nënave për fëmijët e tyre”.