Kontrabandon sasi të madhe të mallrave arrestohet i dyshuari
Në fshatin Zherevnicë- Zvecan të Rajonit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur një sasi e mallrave të ndryshme komerciale të cilat sipas policisë dyshohen se janë kontrabanduar, raporton “Zëri.info”.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan , dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë me datën 31.07.2018 është kryer kontroll në depon në fjalë”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Policia e Kosovës.
Tutje policia ka njoftuar se pronari i kësaj depoje ishte arrestuar disa ditë më parë dhe në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm babai i tij i cili nuk ka munduar që ta argumentojë se nga ka ardhur malli.
“Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij. Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor”, transmeton tutje “Zëri.info”.
Sipas policisë në atë depo janë gjetur këto gjëra:
- Verë Chardanay 192 shishe ,
- Verë Krstac 360 shishe ,
- Verë Vranac 3396 shishe ,
- Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse ,
- Rafta metalik 9 (nëntë) cope ,
- Fotokopje Color 9 (nëntë) cope ,
- Kompresor 1 ( një ) cope ,
- Vaj motorik 15ë40 - 2915 lit. ,
- Vaj hidraulik HL68 - 300 lit. ,
- Tretës Nitro - 14.628 lit. /ZËRI