Arrestohet kryetari i komunës bashkë me gruan dhe djalin

Arrestohet kryetari i komunës bashkë me gruan dhe djalin

Kronika korrik 11, 2018 - 12:18
Lexo detajet

Kryetari i komunës së Novo Sellës në Maqedoni, Boro Stojçev, është arrestuar nën dyshim për kontrabandë cigaresh, njofton Alsat-M.

Ai është kapur mbrëmjen e djeshme së bashku me gruan dhe djalin e tij si dhe me një tjetër bashkëpunëtor.

Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh. Dyshohet se janë konfiskuar plotë dy vetura me cigare kontrabandë.