Në Pejë gjendet një mjet i pashpërthyer

Në Pejë gjendet një mjet i pashpërthyer

Kronika prill 15, 2018 - 11:59
Detajet

Në Pejë një person e ka njoftuar policinë pasi që duke punuar në çatinë e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Këtë gjë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një komunikatë për shtyp, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë mjeti është larguar ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

LEXO EDHE: Arrestohet një i mitur në Mitrovicën e Veriut

Ja njoftimi i plotë:

“Ankuesi mashkull K-Boshnjak, ka njoftu se deri sa ishte duke punuar në çatinë e shtëpisë kishte hasur në një granatë dore. Njësia për deminim “EOD”, ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes, e identifikuar model Anglez. Rasti është duke u hetuar”. ZËRI