Arrestohet një i mitur në Mitrovicën e Veriut

Kronika April 15, 2018 - 11:35
Detajet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën e Veriut ka arrestuar një person të mitur i komunitetit serbë pasi që ka vozitur një mjet pa targa dhe gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur substanca narkotike, transmeton “Zëri.info”.

i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dy pasagjerët tjerë kanë mbetur në cilësinë e dëshmitarit.

LEXO EDHE: Banorët e Makovcit protestojnë kundër vdekjeve në aksidente

Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Në një pikë kontrolli, është ndaluar një automjet pa targa, me vozitës personin moshë e mitur, i dyshuari mashkull K/serb, si dhe tre pasagjer, dy prej tyre të mitur serb/shtetas të serbis, dhe një mashkull K/serb, të cilët janë arrestuar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet janë gjetur; dy qese të vogla me substancë të dyshuar e llojit “Marihuanë”, një revole plastike, dy armë të ftohta - thika. Me rastin është njoftua punëtori i qendrës për punë sociale. Me vendimin e Prokurorit vozitësi moshe  e mitur është i dyshuar, kurse tre personat tjerë mbeten ne cilësinë e dëshmitarit”. ZËRI