Grabitet një veturë dhe një shumë e madhe e parash në Mitrovicë

Grabitet një veturë dhe një shumë e madhe e parash në Mitrovicë

Kronika prill 15, 2018 - 11:51
Detajet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një grabitje e rëndë, transmeton “zëri.info

Një person ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të maskuar e kanë sulmuar dhe i kanë vjedhur një shumja të madhe parash si dhe një veturë, thuhet në këtë raport.

LEXO EDHE: Arrestohet një i mitur në Mitrovicën e Veriut

Ja njoftimi i plotë:

“Viktima mashkull K-shqiptar, ka raportuar se dy persona të panjohur e të maskuar e kishin sulmuar fizikisht duke i grabitur nga oborri veturën e llojit “Opel”, me targa vendore, si dhe para të gatshme në vlerë 4000 €. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia policore ka arrit të gjejë veturën e cila ishte e braktisur. Rasti është duke u hetuar”. /ZERI