Plantacione me kanabis, policia arreston 5 shqiptarë në Belgjikë

Plantacione me kanabis, policia arreston 5 shqiptarë në Belgjikë

Kronika shkurt 24, 2018 - 17:00

Policia belge ka zbuluar gjatë javëve të fundit dy plantacione me kanabis në Meise dhe Tienen, ndërsa janë arrestuar disa shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Sipas mediave belge, në Meise u zbulua një plantacion kanabisi me 2 mijë bimë narkotike. Policia ka arrestuar një shqiptar, i cili u përpoq të shkatërronte stoqet e drogës kur mësoi se policia po shkonte aty, raporton syri. Ndërkohë, më 31 Janar në Tienen ishte gjetur një tjetër plantacion me 2100 bimë kanabis si dhe 3.5 kg kanabis i korrur.

Policia arrestoi 3 shqiptarë dhe një shtetas belg me origjinë shqiptare. Mediat shkruajnë se të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në veprimtari kriminale. Hetimet e autoriteteve belge janë duke vazhduar për të zbardhur këtë aktivitet të paligjshëm dhe rolin e të arrestuarve.