Fillon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Fillon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Kronika shkurt 22, 2018 - 10:10

Ka filluar seanca e Gjykatës së Apelit ndaj aktivistëve të Lëvizjes, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit raporton "Zeri.info".

Seanca ndaj Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Haliti po mbahet pasi më 17 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte gjetur fajtorë dhe dënuar me 21 vjet burg aktivistët e Vetëvendosjes.

Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Përderisa Adea është në liri, të akuzuarit e tjerë janë në paraburgim.

Të pranishëm janë që të gjithë aktivistët. /Zeri/

Image

Image