Digjet një stallë e bagëtive në Istog

Digjet një stallë e bagëtive në Istog

Kronika janar 12, 2018 - 11:06

Policia raporton se në fshatin Trubuhovc të Istogut një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e shtazëve ku i janë djegur 1500 balla (ushqim bagëtish).

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.