Grabitje e armatosur në Shtime, arrestohet një i dyshuar

Grabitje e armatosur në Shtime, arrestohet një i dyshuar

Kronika dhjetor 14, 2017 - 14:59

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm, policia është informuar për një grabitje me armë e cila ka ndodhur në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në një kazino me ç ‘rast, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole),  duke e goditur punëtorin e sigurimit dhe nën kërcënimin e  revoles e kanë detyruar punëtorin e kazinosë që ta  hapte kasafortën.

Sipas raporteve, aty i kanë marrë 5904 (pesëmijë e nëntëqind e katër) euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celular dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pas grumbullimit të informacioneve dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.  /Lajmi.Net/