Falsifikoi dokumente për një shtetas nga Shqipëria, arrestohet zyrtari në Prizren

Falsifikoi dokumente për një shtetas nga Shqipëria, arrestohet zyrtari në Prizren

Kronika dhjetor 14, 2017 - 09:38

Një zyrtar i gjendjes civile të Komunës së Prizrenit para disa muajve kishte pajisur me certifikatë të lindjes kundërligjshëm një shtetas nga Shqipëria, i njëjti është arrestuar të mërkurën në Prizren.

Policia ka njoftuar se, në fshatin Piran të Prizrenit, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti duke keqpërdorur pozitën  e tij zyrtare duke futur–regjistruar në librat e gjendjes civile një shtetas të Shqipërisë duke pajisur me ekstrakt dhe certifikatë të lindje.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar për falsifikim të dokumentit zyrtarë.