Tragjedi në familje, gjendet i varur një i mitur
Kronika
November 22, 2017 - 17:16
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit, ku një 12-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia lajmëron se “salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran në Belsh, në kasollen e bagëtive, kanë gjetur të varur me litar shtetasin e mitur E.E., 12 vjeç”.
Policia shprehet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk rezulton të ketë shenja dhune, çka ngre dyshimet se 12-vjeçari mund të jetë vetëvarur.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të miturin drejt këtij akti, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.