Rrëzohet derisa ishte duke ushtruar në palestër, vdes në Emergjencën e Ferizajt
Kronika
February 28, 2017 - 14:04
Një person ishte rrëzuar derisa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi në Kaçanik.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore.
[aldent-banner]Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.