Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares së përdhunuar në Durrës
Është zbardhur dëshmia e vajzës që denoncoi një 28-vjeçar për përdhunim.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku adoleshentja , E.C. 18 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, denoncoi shtetasin 28-vjeçari V.B, se e kishte përdhunuar. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për përdhunimin e një vajze të moshës 18vjeçare nga shoferi i një furgoni.
Vajza ka bërë kallëzimin në polici dhe ka thënë se gjithçka ka ndodhur më 23 shkurt dhe ajo akuzon 28-vjeçarin V.B. se e ka përdhunuar. Ajo ka thënë se ditën e enjte ka dalë nga shtëpia në lagjen Sukth i Ri dhe ka shkuar tek stacioni i furgonëve, pasi donte të shkonte te kushërinjtë e saj në Manëz.
“Aty ka gjetur një furgon që drejtohej nga 28-vjeçari V.B., edhe ai banues në Sukth i Ri”. Vajza ka thënë se ka hipur në furgon, por ai nuk u mbush me pasagjerë të tjerë. “Shoferi nisi furgonin dhe më çoi në Gjirin e Lalzit” tregon ajo. Sipas saj, me gjithë kundërshtimet e saj ai ka abuzuar me të dhe e ka përdhunuar brenda furgonit dhe më pas janë kthyer. Vajza ka treguar për ngjarjen te familjarët e saj dhe pastaj së bashku kanë bërë denoncimin.