Identifikohet shqiptari i vrarë në Janinë
Policia greke ka identifikuar shqiptarin e vrarë në fshatin Kiparisia të Janinës, i cili u gjet mbrëmjen e sotme.
Sipas autoriteteve greke, shqiptari është Pandeli Sela 43 vjeç.
Ky i fundit ishte zhdukur përpara disa ditësh dhe ishte denoncuar në polici nga familjarët.
Nga ekspertiza rezulton se shqiptari është vrarë, pasi në trupin e tij u gjetën plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Policia greke gjen në Janinë trupin e pajetë të një shqiptari
Trupi i pajetë i një mashkulli shqiptar është gjetur nga policia greke në Janinë.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Trupi është gjetur në një zonë pranë kufirit Greqi-Shqipëri pas sinjalizimeve nga banorët në fshatin Kiparisia, raporton tch.
Viktima dyshohet se është rreth 40 vjeç dhe është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore. Sipas policisë greke viktima ishte deklaruar i humbur prej disa ditësh nga familjarët.