Kurti: Astriti ishte ngufatur nga një mjet i fortë

Kurti: Astriti ishte ngufatur nga një mjet i fortë

Kronika nëntor 07, 2016 - 23:40

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, në emisionin “Interkativ”, të KTV-së, ka deklaruar se aktivisti i tyre, Astrit Dehari ka përjetuar një vdekje të dhunshme në qelinë e tij në Prizren.

Mirëpo, sipas Kurtit, kjo vdekje e dhunshme nuk është bërë nga tashmë i nderi Astrit Dehari.

“Nëse në fillim është dyshuar si vetëvrasje dhe tash jemi përtej dyshimit se nuk ka qenë vetëvrasje... për tu bërë edhe më e rëndë së kaq ne kemi informata se ai ka përjetuar një vdekje të dhunshme jo nga vetvetja në qelinë e tij në Prizren”, deklaroi Kurti.

 Ai më tutje tha se ngufatja-asfiksimi i Astrit Deharit ishte bërë me një mjet të fortë, me një shishe të plastikës së fortë.

“Ngufatja ishte nga një mjet i fortë, ky mjet i fortë ishte nga një shishe e plastikës e cila është gjetur në fytin e Astriti. Dhe kjo shishe është sikurse shishet e foshnjave. Mjekët ligjor treguan se asnjë herë nuk kanë pasur asnjë rast në rastet e tyre ku për shkak të përdorimit të mjeteve të rënda të mbytet dikush nga asfiksimi”, ka deklaruar Kurti.