Vrasje e dyfishtë në Deçan
Kronika
August 25, 2016 - 21:37
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në pjesën perëndimore të Kosovës.
Dy persona janë vrarë në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdë Dobraj.
Motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet viktimave, ka thënë Dobraj për Gazetën Express.
Identiteti i viktimave ende nuk dihet.