Kofshët e pulës përplot hormone dhe të dëmshëm për fëmijët

Kofshët e pulës përplot hormone dhe të dëmshëm për fëmijët

Jetë May 23, 2019 - 14:35
Fëmijët më të rrezikuarit

Kofshët e pulës të cilat përgatiten në restorantet e ushqimit të shpejtë kryesisht vijnë nga vendet e kontinentit amerikan, sidomos Brazilit, Kanadasë dhe SHBA-s, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe studime të shumta që janë realizuar pikërisht me këtë lloj mishi, përfshirë edhe studimin më të ri nga universiteti i Nju Jorkut, tregojnë se në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me produkte të cilat janë të mbushura me hormone të ndryshme, të cilat përdoren si për rritjen e masës së mishit, po ashtu edhe për përmirësimin e shijes dhe qëndrueshmëri sa më të gjatë, pasi zinxhirët e restoranteve të ushqimit të shpejtë, porosisin sasi të mëdha, me qëllim të ruajtjes së tyre në depo.

Image

“Nga ekzaminimet që i kemi bërë në mishin e pulës, sidomos kofshëve, është konstatuar se ata janë përplot hormone. Po ashtu, kanë përbërës për shtimin e shijes dhe rritjen e afatit të qëndrueshmërisë. Këta përbërës janë shumë të rrezikshëm për shëndetin, sidomos për shtimin e peshës, rritjen e rrezikut nga diabeti i tipit 2, llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, etj”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit dr. Brendon Hamilton, nga Instituti për Kontrollin e Cilësisë së Ushqimeve, pranë universitetit të Nju Jorkut.

Image

Më të rrezikuarit fëmijët

Ai thotë se në këtë ushqim sidomos e pësojnë fëmijët, por nuk përjashtohen as të rriturit. “Fëmijët janë ata që më së shumti janë të dhënë pas konsumimit të ushqimeve në restorantet e ushqimit të shpejtë dhe ndër ushqimet e preferuara janë edhe kofshët e pulës, shkruan më tej zeri.info.

Image

Por në analizat që i kemi bërë pikërisht në këtë lloj ushqimi, janë gjetur përbërës shumë të dëmshëm, përveç hormoneve të rritjes, të cilët rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve, por jo vetëm. Këshilla jonë është shmangia e këtyre ushqimeve sa më shumë të jetë e mundur.

Image

Numri i fëmijëve të cilët kanë probleme me mbipeshën, pastaj problemet me diabetin, kancerin dhe anomalive tjera, është rritur jashtëzakonisht shumë viteve të fundit dhe janë shndërruar në një problem global./ZERI