Interi merr lajme të mira për Calhanoglun, turku rikthehet në stërvitje me grupin

Interi merr lajme të mira për Calhanoglun, turku rikthehet në stërvitje me grupin

Futboll October 05, 2026 - 20:01

Interi ka marrë një lajm të mirë para rikthimit të Serie A.

Hakan Calhanoglu është rikthyer plotësisht në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, duke bërë një hap të rëndësishëm në rikuperimin nga dëmtimi i muskulit aduktor.

Mesfushori turk, i cili kishte munguar për shkak të problemit fizik, tani është kandidat edhe për të nisur titullar ndaj Parmës, në ndeshjen e 10 tetorit.

Megjithatë, trajneri Cristian Chivu do të duhet ta menaxhojë me kujdes rikthimin e tij për të shmangur ndonjë dëmtim të ri.

Ndërkohë, situata është ndryshe me John Stones. Mbrojtësi anglez vazhdon të stërvitet veçmas pas dëmtimit në muskujt përkulës të kofshës dhe prania e tij ndaj Parmës mbetet e vështirë.

Ange-Yoan Bonny, ndërkohë, është rikthyer nga grumbullimi me Bregun e Fildishtë dhe tashmë është në stërvitje me Interin.

Për të, sfida ndaj Parmës do të jetë një përballje e veçantë, pasi do të luajë kundër ish-klubit të tij. /Zëri