Bayerni pranë vazhdimit me Kane, marrëveshja deri në vitin 2029
Bayern Munich është shumë pranë rinovimit të kontratës me Harry Kanen.
Palët kanë bërë përparime të rëndësishme në negociatat e fundit dhe marrëveshja e re pritet ta mbajë sulmuesin anglez në Mynih deri në vitin 2029.
Sipas “Sky Germany”, klubi bavarez dhe Kane kanë arritur një marrëveshje në parim për zgjatjen e kontratës.
Dokumenti aktual skadon në verën e vitit 2027, ndërsa kontrata e re do të jetë e vlefshme edhe për dy sezone të tjera.
Nënshkrimi përfundimtar ende nuk është bërë, pasi mbeten për t’u zgjidhur disa detaje të fundit.
Megjithatë, të gjitha palët janë optimiste se marrëveshja do të finalizohet së shpejti.
Kane iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023 nga Tottenhami për rreth 100 milionë euro.
Që nga transferimi në Gjermani, 33-vjeçari ka shënuar 152 gola dhe ka dhënë 34 asistime në 154 ndeshje me fanellën bavareze.
Sulmuesi anglez ka fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë dhe dy Superkupa, ndërsa në të trija sezonet e tij në Bundesliga ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. /Zëri