Humbje milionëshe në tenderin e rrugëve
Instituti Demokratik i Kosovës përmes një tryeze shpalosi raportin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës. Analiza “Rruga te paratë” kishte fokus tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale dhe kishte vështruar pesë fazat e prokurimit, duke përfshirë përgatitjen e specifikave, vlerësimin dhe zbatimin e kontratës. Analiza evidentoi një numër parregullsish, evitimi i të cilave do të çonte në kursime të buxhetit për 1.9 milion euro. Artan Canhasi nga KDI-ja tha se kishte përmirësime të dukshme të transparencës së Ministrisë së Infrastrukturës kur krahasohet me vitin 2013, kohë kur KDI-së nuk i është lejuar qasje në dokumente publike.
"Por, ‘Rruga te paratë’ është parë si mundësi e përvetësimit dhe keqpërdorimit të shumë fondeve publike, pasi që shpeshherë është raportuar për afera korruptive. Prandaj duke qenë se infrastruktura rrugore edhe ashtu kanë zënë prioritet në programet qeverisëse, ne si taksapagues nuk mund të tolerojmë keqmenaxhim apo humbje të mëtejme të parasë në mirëmbajtjen e tyre”, tha Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në KDI.
Në anën tjetër, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se kur ka vullnet politik është e mundur të përmirësohet gjendja. “Në fillim të projektit, pati zotime nga Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë dhe AQP-ja për përmirësimin e transparencës. Kur ka vullnet politik është e mundur të përmirësohet gjendja. Vullneti i mirë po ashtu mund të konvertohet në kursime të cilat mund të rrisin mirëqenien e qytetarëve”, tha Ruairi O’Connell... (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)