Mundësi punësimi për Infermierë në Gjermani
Qendra Opportunity Center në Prishtinë mbajti konferencë punësimi për në Gjermani, agjensi kjo e cila ka bashkëpunim të ngushtë me shumë spitale, klinika dhe shtëpi pleqsh në të gjitha qytetet gjermane. Në këtë konferencë u nënshkruan parakontrata të punësimit për Infermierë .
Njëri ndër kriteret bazë e punësimit në këtë drejtim është mbarimi I shkollës për Infermieri ndërsa në ndihmë të të interesuarve Qendra Opportunity ofron kurset e gjuhës gjermane që për çdo person është kriteri i dytë i njohjes së gjuhës gjermane të nivelit B2.
Kjo nënkupton që çdo i interesuar për të punuar profesionin e infermierit pas marrjes së çertifikatës fillon procedura e aplikimit dhe marrjes së vizës së punës. Fillimisht të pranuarit vendosen nëpër qendra të shtëpive të pleqve në të cilën u jepet mundësia e njohjes së punës në Gejrmani, përmirësimi I gjuhës dhe adaptimi me rregullat e punës ku pas tre muajsh mund të zhvendosen nëpër qendra universitare.
Qendra e punësimit Opportunity ofron për çdo infermier pagesën prej 240 euro të qerasë së banesës ndërsa pjesën tjetër e paguan nga paga e vet e cila arrinë deri në tre mijë euro ndërsa kontrata e përgjithshme nënshkruhet për aq kohë sa Infermieri dëshiron të qëndroj në Gjermani dhe është I gatshëm të punoj. Veç infermierisë , qendra ofron mundësi punësimi edhe në degë të tjera si në mjekësi, inxhineri ,dado , specialist të makinerisë etj.