Mustafa: LVV-ja e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Foto: Laura Hasani

Mustafa: LVV-ja e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin

Ekonomia November 16, 2026 - 23:10

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, në T7, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen e energjisë.

Ai tha se Artane Rizvanolli ka këmbëngulur që nuk kanë blerë rrymë nga Serbie dhe sot ndalojnë importin nga Serbia.

“Patëm një seancë mjaftë të gjatë, ku edhe Rizvanolli, por edhe LVV këmbëngulin që nuk kanë blerë rrymë nga Serbia, dhe sot me vendim e ndalojnë. Shtohet pyetje kush paska qenë duke tregtuar rrymë nga Serbia”, ka thënë ai.