Zvicra mbetet treg i rëndësishëm për Kosovën, eksportet arrijnë vlerën e 92.2 milionë eurove
Kosova vazhdon të ketë një dallim të madh ndërmjet importeve dhe eksporteve. Gjatë periudhës janar-tetor 2026, në vend janë importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë eurosh, ndërsa eksportet kanë arritur në vetëm rreth 960 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, vlera e përgjithshme e importeve gjatë dhjetë muajve të parë të vitit ishte 6 miliardë e 304.9 milionë euro, kundrejt 960 milionë eurove eksporte.
E një prej vendeve me favorite për eksport po del të jetë edhe Zvicra.
Sipas raportimeve, shteti zviceran është një prej tregjeve më të rëndësishme për produktet kosovare, me eksporte në vlerë prej rreth 92.2 milionë eurosh.
Kurse, sa i përket importit të energjisë elektrike, Maqedonia e Veriut ishte vendi prej nga Kosova importoi më së shumti gjatë periudhës janar–tetor 2026.
Kosova e varur nga importet – mbi 5 miliardë euro dallim me eksportet
Nga gjithsej 205.3 milionë euro energji elektrike të importuar, rreth 86.8 milionë euro erdhën nga Maqedonia e Veriut. Në vendin e dytë renditet Shqipëria, me rreth 69.5 milionë euro, ndërsa nga Mali i Zi u importuan rreth 22.2 milionë euro.
Pasojnë Zvicra me 13.6 milionë euro, Greqia me 4.5 milionë euro, Danimarka me 3.9 milionë euro dhe Bullgaria me 3.2 milionë euro etj.
Kujtojmë se të dhënat për periudhën janar–tetor 2026 tregojnë kështu se, pavarësisht rritjes së eksporteve në muajt e fundit, ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga një varësi e lartë nga importet, me një hendek prej mbi 5.3 miliardë eurosh ndërmjet mallrave të importuara dhe atyre të eksportuara.