Murati tregon kur do të ekzekutohet paga e 13-të për vitin 2026
Foto: Laura Hasani

Murati tregon kur do të ekzekutohet paga e 13-të për vitin 2026

Ekonomia October 29, 2026 - 14:13

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se paga e 13-të për vitin 2026 është paraparë të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Murati ka bërë të ditur se paga e 13-të ishte përfshirë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se ajo është paguar gjatë këtij viti.

Ai ka folur edhe për pritjet e qytetarëve lidhur me shtesat, duke theksuar se, në rast se miratohet rishikimi i buxhetit, pagesat do të realizohen në mënyrë retroaktive për periudhën përkatëse të punës.

“Paga e 13-të ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit të këtij viti. Ka qenë e paraparë që për vitin 2026 të paguhet në fillim të vitit. Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se aktualisht bëhet fjalë për mbulimin e hendekut të krijuar nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç parashihet në Ligjin e Buxhetit.

“Paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Sa u përket pritjeve të qytetarëve, patjetër që do të marrin shtesë. Nëse kalon ky rishikim i buxhetit, do të jetë përvoja retroaktive e punës që do t’u paguhet”, ka deklaruar Murati.