Procesohen pagesat për përfituesit e asistencës sociale
Ekonomia
October 28, 2026 - 12:51
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Ministrisë, e cila konfirmoi se pagesat për përfituesit e asistencës sociale janë proceduar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të këtij viti nga asistenca sociale kanë përfituar 14.664 familje, për të cilat janë ndarë rreth 2.17 milionë euro.